Atentati ndaj prokurorit, shkon në dy numri i personave të shoqëruar

0
121

Dy persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku u qëllua me armë ndaj makinës ku udhëtonte edhe prokurori Arjan Ndoji.

Mësohet se shtetasit me iniciale P.L., dhe J.M., janë shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen. Deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim nga policia, përveç informacionit paraprak që u dha pak minuta pasi ndodhi ngjarja.

Policia ka gjetur edhe një makinë të braktisur në Gjirin e Lalzit, e cila dyshohet se u përket atentatorëve. Raportohet se mjeti i braktisur është gjetur në fshatin Shkafanë, pranë Gjirit të Lalëzit. Targat e mjetit të braktisur kanë qenë të vjedhura në Tiranë, ndërsa brenda saj janë gjetur dhe dy armë tip kallashnikov.

Mjeti i braktisur është një “Mercedes Benz 280”, dhe është gjetur nga policia me të gjitha dyert e hapura dhe i padjegur. Në atentatin ndaj Ndojës u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë që udhëtonin bashkë me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here