“Arta Marku, gjallë je”! Shehaj: 2 minuta dhe 3 dollarë mu deshën për të zbuluar mashtrimin

0
185

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se i ishin dashur vetëm 2 minuta dhe 3 dollarë për të zbuluar mashtrimin me firmën “DH Albania” tek Unaza e Re. Në një debat të ashpër me ish-Ministrin Arben Ahmetaj mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, Shehaj tha se maxhoranca u kap duke vjedhur tek Unaza e Re.

Pas këtij debati të ashpër në studion e ‘Opinion’ në rrjetin social facebook ka reaguar ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’.

Statusi i Plotë:

“Në emisionin e mbrëmshëm Opinion, ish-ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se për çështjen e Teatrit është kryer një studim i plotë mbi kostot dhe përfitimet e shtetit (duke filluar nga minuta 5:00).

Mjafton kjo deklaratë që Prokuroria të nisë hetimet për të dhe zyrtarët e tjerë që kanë lejuar “ligjin special”. Kjo pasi nuk ka asnjë studim fizibiliteti publik mbi Teatrin. Nuk asnjë gërmë, faqe, apo dokument të tillë.

I vetmi dokument publik mbi të cilin është justifikuar “ligji special” anti-kushtetues është një kërkesë qesharake e firmës “Fusha shpk” për të pëvetësuar dhe zhvilluar truallin në këmbim të një godine të re për Teatrin. Ajo kërkesë nuk përmban asnjë vlerësim mbi kostot dhe përfitimet publike, e këtë nuk e ka kryer as edhe një institucion tjetër.

Kjo deklaratë ose tregon që shteti ka dokumente private të cilat duhen publikuar, ose tregon që shteti ka neglizhuar me kryerjen e detyrave që i takojnë. Dikush duhet të dënohet për këtë.

Arta Marku, gjallë je”, shkruan në rrjetin social facebook Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here