Shehaj ‘godet’ Ahmetajn: Çfarë të lidh me Klodian Zoton e inceneratorëve?

0
166

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka patur një debat mjaft të ashpër, me ish ministrin Arben Ahmetaj, lidhur me oligarkët dhe koncesionet. Shehaj  e pyeti ish ministrin, se çfarë e lidh me Klodian Zoton dhe a është ai përfitues i 200 milionë eurove të inceneratorëve.

Agron Shehaj Zotëria të na thotë që një person i afërt me të ka fituar koncesionin e inceneratorit. Jeni ju përfituesi? Kujt po i jep Shqipëria mbi 200 milionë euro?

Arben Ahmetaj: Kur është bërë inceneratori i Elbasanit nuk kam qenë ministër. Kur është bërë i Fierit, kam qenë në fund, por Ministria nuk ka lidhje me këtë punë. Nuk kam lidhje me Klodian Zoton, do kisha vetëm nëse do vdisja do më vinte në varrim. Keni dhënë para për të gjetur emër ministri, emrin tim,  në ndonjë llogari. Inceneratori i Tiranës, nuk kam qenë ministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here