Standard.al

Ministria e Financave është përgjegjëse, Malaj: Është shkelur ligji për sigurimet shoqërore

0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaron se institucionet publike kanë shkelur ligjin për sigurimet shoqërore duke mos paguar kontributet shoqërore për punonjësit e tyre.

I ftuar në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora, Malaj bëri përgjegjëse direkte Ministrinë e Financave.

Malaj: Siç e pranoi edhe Drejtoria e Përgjithshme eTatimeve por edhe Ministria e Financave, ka shumë institucione publike duke filluar nga Ministritë, janë të dhëna të qeverisë, janë ente publike që nuk derdhin në fondin e pensioneve shumë e parave që e kanë detyrim ligjor dhe nuk është pak, është 27.9%, gati 1/3 dhe një pjesë e saj paguhet nga vetë punonjësit. 

Ma mban mua nga paga që ta derdhësh për pensionin tim të ardhshëm dhe këto para që janë të punonjësve një pjesë e institucioneve nuk i kanë derdhur.Shteti me këto para ka financuar shpenzime të tjera dhe përgjegjëse është Ministria e Finacave që të mos e lejojë që ky fenomen të ndodhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.