Ish-ministri jep alarmin: Nëse nuk bëhet kthesë, do përballemi me një dramë të madhe

0
120

Fermerët e Fierit dhe të Lushnjes, tashmë prej disa ditësh janë ngritur në protestë, ku po kërkojnë subvencione nga qeveria për prodhimet tyre.

Për të diskutuar për protestat e fermerëve, i ftuar në studion e FaxNews është ish-ministër i Bujqësisë Edmond Panariti.

Panariti u shpreh se s’po dëgjohen fermerët, dhe nuk po jepet asnjë zgjidhje. Sipas Panaritit është dramatike që prodhimet vendase të hiqen në rrugë. Gjithashtu, ish-ministri tha se dy vite parë, TVSH-ja rimburohej në masën 20%, ndërsa sot rimbursohen vetëm 6%.

Më tej, Panariti thekson se qytetarët duan të rikthehet subvencionimi për çdo produkt.

Për të mbrojtur fermerët nga konkurenca, Panariti propozon të bëhet me VKM, “u pa u shit produket shqiptare, s’mund të futen produkte të huaja.”

“Është dramtike, që prodhimet të hiqen në rrugë. Bujqësia jonë nuk është konkuruese, sepse është ngarkuar me një barrierë të papërballueshme taksash. Dy vite më parë, TVSH-ja rimburohej në masën 20%, ndërsa tani rimbursohet vetëm 6%. Madje edhe kjo 6% nuk rimbursohet.

Nisur nga fakti se ne nuk rimbursojmë fare as blegtorinë dhe as bujqësinë, e bën mos konkuruese nga prodhimet e importit, i cili subvencionohet në origjinë. Të gjithë këto fakte, e bëjnë që prodhimi blegtoral dhe bujqësorë, të jetë 35 % me kosto më të lartë, dhe e bën që të dal nga tregu.

Tregu është aty, por nuk futesh dot në treg, pasi nuk merr asnjë ndihmë nga shteti. Bujqësisë i jepet vetëm 4 milionë euro subvencione në vit.

Unë kam insistuar që ti rikthehemi regjimit fiskal që kemi patur dy vite më parë, ku ne rimburësonim në pikat e grumbullimit, me 20 % prodhimi që grumbullohej. Kur u hoq kjo masë, në pikat e grumbullimit nuk janë më të interesuara të blejnë prodhimet vendase.”

Panariti ka kërkuar që rikthehet subvencionimi për çdo produkt.

“Prodhimet vendase, dalin jashtë tregut, nga konkurenca e pandershme. Vetëm në qarkun e Lushnjes, dy fabrika janë në rrezik falimentimi për mos shitjen e qumështit. Qytetarët duan të rikthehet subvencionimi për çdo produkt. Nëse do të vijojë kjo politikë diskriminimi, për mos subvencionimin e produktete do të mbyllen fermat blegtorale. Askush nuk do të prodhojë produkte.

Bujqësia është si një shtëpi pa çati. Fermerët e kanë të pamundur të futen në ciklin e riprodhimit, pasi nuk do të kenë para. Kjo është një fatkeqësi e madhe, duhet të dëgjohen qytetarët. Duhet të kthehen subvencionet.

Nëse nuk marrim kthesë, për mua do të përballemi me një dramë të madhe. Ti kthejmë subvencionet, ti ruajmë nga konkurenca e pastër. Të bëhet me VKM, pa u shit produket shqiptare, s’mund të futen produkte të huaja.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here