Analisti i njohur: SHBA do i bëjë presion qeverisë për krizën, Yuri Kim vuri pikat mbi ‘i’!

0
125

Analisti Agron Gjekmarkaj tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se e nominuara e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim, vuri pikat mbi “i”, teksa folur mbrëmjen e kaluar para Senatit Amerikan për prioritetet, nëse zgjidhet ambasadore.
Diplomatja pritet të marrë “OK” nga Senati për të filluar zyrtarisht punë në Shqipëri, ndërsa analisti Gjekmarkaj tha se prioritet i saj do të jetë zgjidhja e krizës së thellë politike në Shqipëri, duke shtuar se SHBA e ka pranuar dhe legalizuar krizën në vendin tonë.

“Ambasadorja që pret të marrë emërimin nga Senati foli për disa prioritete dhe vuri pikat mbi “i”. Ajo pranoi dhe legalizoi krizën në Shqipëri dhe premtoi se do ndihmojë që kriza të marrë një zgjidhje. Ne dimë që palët janë diametralisht të kundërta. Amerika e ka pranuar dhe legalizuar krizën dhe shtron zgjidhjen me gojën e ambasadores. Ajo foli dhe për një shqetësim të madh, raportin me narkotrafikun. Ky është një shqetësim jo vetëm i zërave opozitarë, por është shqetësim real. Pika tjetër, që meriton kaq vëmendje, është sinjali që SHBA jep për Reformën në Drejtësi. SHBA e pranon se ka krizë në Shqipëri dhe duhet zgjidhur, dhe ajo zgjidhjet me zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjekmarkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here