“Mini-Shengeni Ballkanik”, Pendarovski: Jam kundër…Kam dëgjuar se duan ta zëvendësojnë me BE-në

0
89

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Pendarovski tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë I kujdesshëm për këtë çështje”, – u shpreh Pendarovski në RTSH.

Ai tha se nuk e priste vendimin negative të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Megjithatë sipas tij integrimi europian është e vetmja alternativë që duhet të ndjekë Ballkani Perëndimor.

“Ata folën për fqinjë, për fqinjësinë. Fqinjë të Bashkimit Europian janë vendet në të ashtuquajturin Partneritet Lindor, vendet e Azisë Qëndrore, Moldavia dhe vendet e pjesës veriore të Afrikës. Ne nuk jemi fqinjë. Ne jemi pjesë e kontinentit Europian dhe sipas dokumentave bazë të BE-së nga 1957, kemi të drejtën e plotë për të qenë një ditë pjesë e Europës institucionale”, – u shpreh Pendarovski në RTSH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here