“JO” e negociatave, Zaev bën deklaratën e papritur: Marrëveshja e Prespës rrezikon zbatimin…

0
92

Gjatë një inetervistë për seksionin grek të “Euronews”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës me Greqinë mund të mos zbatohet plotësisht pas refuzimit të BE-së për hapjen e negociatave.

Zaev theksoi se disa kapituj të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës varen nga hapja e negociatave, pasi do të duhet të alokohen fonde nga Bashkimi Europian.

“Sigurisht që Maqedonia e Veriut nuk pret anëtarësimin e menjëhershëm në institucionet europiane, por një përgjigje PO do të ishte nxitje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të vazhdonin në rrugën e duhur”, tha Zaev.

Sipas tij, disa dispozita të Marrëveshjes së Prespës nuk do të zbatohen pas refuzimit të anëtarësimit.

“Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Ekziston një lidhje sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim këtë marrëveshje për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian. Por, në të kundërt Marrëveshja e Prespës nuk mund të realizohet. Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ne do të përpiqemi të implementojmë disa dispozita të caktuara, por procesi është i ndërlidhur nga të dyja palët sepse shkëmbimi i fondeve do të thotë që ne t’i dorëzojmë Bashkimit Europian sovranitetin tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev theksoi se e vetmja mundësi për vendin e tij, por edhe për Ballkanin Perëndimor, është perspektiva europiane, në të kundërt rajoni do të përballet me zhvillime të pakëndshme.

Marrëveshja e Prespës mes Shkupit zyrtar dhe Athinës zyrtare i dha zgjidhje ngërçit disa vjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke bërë që kjo e fundit të ndryshonte edhe emrin e shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here