FOTO/ U bë nënë në moshën 67-vjeçare, flet bashkëshorti: Është ngjizur në mënyrë natyrale, e kemi dhuratë nga qielli

0
128

Dy prindër në Kinë pretendojnë të jenë çifti më i vjetër në botë që kanë ngjizur në mënyrë natyrale një fëmijë.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Tian është bërë nënë në moshën 67-vjeçare. Fëmija ka ardhur në jetë me anë të një operacioni cezarian në maternitetin e qytetit Zaozhuang.

 Bashkëshorti i saj, 68-vjeçari Huang u shpreh:

 Ne të dyve fëmijën na e ka dhuruar qielli.”

Tian nga ana tjetër është shprehur për mediat se zbuloi që ishte shtatzënë kur shkoi në spital për një kontroll mjekësor. Më pas ajo shtoi se si fillim nuk do donte, por më pas ka ndërruar mendje.

Përfaqësues të spitalit deklaruan se nuk mund ta konfirmojnë se fëmija e çiftit është ngjizur në mënyrë natyrle pasi gruaja ishte shtatzënë kur u paraqit në spital si paciente.

The Global Times raporton se vajza ka marrë emrin‘Tianci’, që do të thotë ‘një dhuratë nga qielli’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here