Dështimi me Tatim-Doganat!!! PD “sulmon ashpër” qeverinë: Duhet gjetur zgjidhje urgjente…

0
135

Dështimi në realizimin e planit të të ardhurave në buxhet, sipas opozitës, është e gjitha për shkak të punës së dobët të qeverisë.

Eksperti i ekonomisë dhe njëherazi shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, në një intervisë për A2 është shprehur se fajtor për këtë është performanca e dobët e ekonomisë shqiptare dhe informaliteti.

“Shqetësues është fakti që kemi arkëtim të TVSH-së më të ulët sesa vitin e kaluar. Në këndvështrimin tonë kjo ka ardhur për dy arsye kryesore. E para është performance e dobët e ekonomisë shqiptare dhe e dyta është rritur informaliteti”, shprehet Teliti.

“Duhet gjetur zgjidhje urgjente për çështjen e pronës të kemi sa më shpejt një zbatim të shtetit ligjor duke rifutur në sistem sigurinë juridike për rritjen e besimit të biznesit”, shtoi Teliti.

Kujtojmë se, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për muajin shtator, Tatimet dhe Doganat mblodhën 5,8% më pak të ardhura se plani, duke e çuar boshllëkun për 9-mujorin në 7,4 miliardë lekë, shifër e pamundur për t’u kompensuar në 3 muajt e mbetur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here