Shtatë ton perime “helmuese” nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi

0
150

Autoritete portuale kanë sekuestruar një sasi të perimeve me origjinë nga Shqipëria me një peshë totale prej 6,995 kilogramësh.

Ky ndalim u krye nga inspektorët e ushqimit të Departamentit të Ekonomisë Rurale dhe Veterinarisë së Pireut në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Bimëve, Cilësinë dhe Kontrollin Fitosanitar.

Pas kontrollit nga testimi laboratorik, doli se mbetjet e produkteve për mbrojtjen e bimëve u zbuluan në përqendrime më të larta se nivelet maksimale të lejuara.

Në veçanti u shkatërruan: -401 Arka prej kartoni specash që peshojnë 4,687 kg, -250 Arka prej kartoni kungull i njomë që peshojnë 1,751 kg dhe -67 Arka prej kartoni me domate qershi me peshë 557 kg.

Nuk është hera e parë që perime me sasi helmi te importuara nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here