PËRGJIMET/ “Kunati i Shokut Xhemal”: Bisedat e papublikuara mes Habilajve dhe babait të Tahirit!

0
256

Në fashikujt e vendimit për Saimir Tahirin, të cilin gjykata e Krimeve të Rënda e ka arsyetuar mjaft gjatë, rezultojnë edhe dy përgjime të rendësishme sipas prokurorisë.

Bëhet fjalë për një përgjim të bisedës mes xhaxhait të Saimir Tahirit, Kujtim Tahiri me Artan Habilajn, i cili po flet për të rregulluar një takim mes këtij të fundit dhe nipit të tij ministër si edhe të një bisede mes Moisi Habilajt dhe një personi në Shqipëri, bisedë në të cilën ndërhyn edhe babai i Saimir Tahirit, Bashkim Tahiri.

Ndër të tjera, gjykata i ka konsideruar këto dy episode si fakte që vërtetojnë lidhjen e “vazhdueshme mes Moisi Habilajt dhe Saimir Tahirit”, megjithatë nuk nuk mjaftoi për të konfirmuar akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Në përgjim dëgjohet Kujtim Tahiri teksa përmend Tahirin përmes emrit të djalit, duke theksuar: “Më tha D**ni i Madh..”

Më poshtë, abcnews.al sjell  dy bisedat e përgjuara sipas materialit që gjendet në vendimin prej 114 faqesh të gjykatës:

PËRGJIMI NR.1

Shtetasi Kujtim Tahiri (xhaxhai i Saimir Tahirit sh.r) rezulton nga aktet e fashikullit gjyqesor se ka ndërmjetësuar edhe një takim mes të pandehurit- Saimir -Taltiri dhe shtetasit Artan Habilaj në shtator 2017.

Nga përgjimi i numrit telefonik 0692055777 të shtetasit Artan Habilaj, i kryer ne kuader te procedimit penal nr.134 të vitit 2016 te Prokurorisë per Krimet e Rënda, rezulton se me date 17.09.2017 shtetasi Kujtim me numer telefonik 0695392503 telefonon shtetasin Artan Habilaj me numer 0692055777 dhe i thote se kerkonte te takonte personin te cilin e identifikon me emrin e femijes.

Personit dhe mbiemrin “i madh”. Në citimin e meposhtem gjykata jep vetem inicialet e emrir të femijes së të pandehurit Saimir Tahiri, per shkak se eshte i mitur, por në pergjim emri permendet i plote.

Bisedat paraqiten si vijon:

-Date 17.09.2017, ora 18:38:30, Kujtim Tahiri me numër 0695392503 tclefonon Artan Habilaj me numer 0692055777:

503- Ku je?

777- Nepune. Ça kishe vlla?

503- Me tha ai i “D… i madh”, nqs vjen ai qe sjell vajzen në Durrës thuaji të vijë të më takojë dhe mua atje, po qe se vjen..

777- Po thuaj është urgjent, të vete sot apo të vete neser?

503- Ja ta pyes.

777- Okej vlla

-Date 17.09.2017, ora 19:00:04, Artan Habilaj me numer 0692055777 telefonon Kujtim Tahirin me numer 0695392503:

503. S’ka problem dhe nesër tha.

777- Okej në rregull

503- Po afër e kishim ashtu tha..

777- Ti do të vish naj xhiro nesër? Vemi bashkë..

503- Nuk e di, flasim nesër

777- Okej çiao

-Date 18.09.2017, ora 20:01:11, Artan Habilaj me numer 0692055777 telefonohet nga një shtetas i paidentifikuar me numer telefonik 0692286554:

777- He mo shef?

554- Se më dërguan nja katër fotografi. Ku ishit në ça vendi?

777 Aty te ai te kunati i shokut Xhemal

554- Po me ça rasti?

777- Po jo mo, kisha punë dhe ika me Kujtimin se nuk kisha patentë dhe ikëm bashkë.

Siç rezulton nga pergjimi i fundit, të nesermen e takimit, Artan Habilaj, ne nje bisede te kryer me nje person te paidentifikuar, konfirmon takimin ne fjale ku kishte qene me Kujtimin në Tirane.

Më tej, gjykata i referohet edhe udhëtimit të babait dhe bashkëshortes së Saimir Tahirit në shoqërinë e Moisi Habilajt në Romë me të njëjtin avion në të njëjtën ditë.

PËRGJIMI NR.2

Gjykata thotë gjithashtu se është vërtetuar se të paktën babai dhe Moisi Habilaj ishin në të njëjtin vend në Romë.

Pjesë nga vendimi

Nga verifikimet e kryera nga Prokuroria per Krime te Renda, per levizje te mundshme te perbashketa mes të pandehurit Saimir Tahiri apo familjareve te tij me te pandehurit ne procedim te lidhur Moisi Habilaj, Florian Habilaj etj., ka rezultuar lëvizja njejten dite, ne vajtje dhe kthim, me te njejtën linjë avioni dhe të njëjtin destinacion, të bashkeshortes dhe babait te te pandehurit Saimir Tahiri dhe e të pandehurit ne procedim te lidhur Moisi Habilaj.

Nga telefonatat e pergjuara rezulton se babai i të pandehurit Saimir Tahiri gjendej ne Itali ne shoqerine e Moisi Habilaj. Keto rrethana rezultojnë nga provat në vijim. Me procesverbalin për këqyrjen e dokumenteve dat, 20.11.2018, është këqyrur.

PKK Rinas lista e pasagjerve që kanë udhëtuar në, datë 08.07.2014 në nisje nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, dhe mbërritje Fiumicino, Romë, nëpërmjet linjës së fluturimit rezulton se në këtë, datë kanë udhëtuar shtetasit Moisi Habilaj (në rreshtin 39), Fatlinda Tahiri (në rreshtin 6) dhe Bashkim Tahiri (në rreshtin 5), pra bashkëshortja dhe i ati i të pandehurit Saimir Tahiri.

Gjithashtu, ata rezultojne edhe në kthim më date 10.07.2014 nga Fiumicino ne Rinas me te njejten ditë.

Keto rrethana jane konfirnuar me tej nga listat e pasagjereve te “Alitalia” te dates 08.07.2014 ne dalje dhe 10.07.2014 ne hyrje, qe jane sekuestruar prane Kornisariatit të Policise Rinas me procesverbalin e sekuestrimit dokumenteve date 09.07.2018 dhe keqyrur me procesverbalin per keqyrjen- e dokumenteve 20.11.2018, si dhe nga biletat e udhetimit në emer të Moisi Habilaj, Fatlinda Tahiri, Bashkim Tahiri (nisjc date 08.07.2014, kthim date 10.07.20.14) te derguara me email me date 05.07.2018 nga shoqëria “Alitalla” në pergjigje te shkreses nr.5785 prot., date 29.06.2018, të Prokurorise per Krime te Renda.

Po keshtu, me procesverbalin e keqyrjes date 12.06.2018, eshte keqyrur pasaporta per jashte shtetit me nr.DA8584578, datë: 26,04.2010, e shtatases Fatlinda Tahiri, nga ku rezultojne në datat 08.07.2014 dhe 10.07.2014 respektivisht vulat e daljes dhe hyrjes ne PKK Rinas dhe vulat e hyrjes dhe daljes në aeroportin e Fiumicinos, Rome të njejtat vula ndodhen edhe ne pasaporten per jashte shtetit te shtetasit Bashkim Tahiri me nr.BE6660238, date leshimi 10.12.2010, e keqyrur me procesverbalin date 19.06.2018 (kopje fleteve të pasaportave ndodhen bashkengjitur ketyre procesverbaleve).

Nga pergjimet telefonike te kryera nga autoritetet gjyqesore italiane, te ardhura ne permbushje te leter porosise se derguar nga Prokuroria per Krime te Renda, ka rezultuar komunikimi telefonik mes te pandehurit ne procedim të lidhur Moisi Habilaj me nje shtetas te paidentifikuar nga autoritetet italiane qe perdorte numrin celular shqiptar 00355695392503 (qe rezulton sic eshtë ne perdorim te shtetasit Kujtim Tahiri, ungji i te pandehurit, siç do te permendet dhe me poshte ne vendim) dhe konkretisht:

-Numri i telefonit i pergjuar 3688040383 në perdorim të Moisi Habilaj

– Progresive nr.I203, data 10.07.2014, ne oren 09:15, pergjuar si dalese drejt numrit 00355695392503 ne perdorim të nje burri te paidentifikuar mire:

Burri shqiptar merr në telefon Moisiun. Pas pershendetjeve burri thote se mori vesh që jane lodhur dhe më pas i pyetur nëse e mbaruan punen dhe nese shkoi mire. Moistu pergjigjet qe po. Me pas Moisiu thote qe ndodhet ne dhomë, ne shoqërinë e nje “Gjiganti/Bashkim” të cilit i kalon menjehere telefonin.

Me pas vijon biseda mes burrit shqiptar dhe Bashkimit.

Gjate bisedës burri e pyet nese do të kthehen neser. Bashkimi i thote se do te nisen me avionin e ores 21:30 dhe do te arrijne në Tirane ne oren 23:00. Nga verifikimet e metejshme ne lidhje me menyren e pageses se biletave të udhetimit, ka rezultuar se pagesat e biletave jane bere “cash” neperntjet agjencise se udhetimit “S**a Tours” nga Fatlinda Tahiri dhe Bashkim Tahiri, ndersa nga Moisi Habilaj eshte bere me karte krediti nepermjet faqes së intemetit te shogerise “Alitalia”.

Me shkresen nr.31346/1 prot., date 27.07.2018, te “C** Bank” Tirane, eshte konfirmuar se karta “Visa Prepaid” (me CV me numer perkates) eshte ne emer te shtetasit Arsen Shpetim Lilaj nga Vlora.

Nga ana tjeter, nga te dhenat e Sistemit TIMS rezulton se nuk ështe regjistruar ne’ këte sistem dalja dhe hyrja e shtetasve Fatlinda Tahiri dhe Bashkim Tahiri datat 08.07.2014 dhe 10.07.2014. Ështe regjistruar vetem dalja dhe hyrja e Moisi Habilaj në keto data.

4.12. Prokuroria per Krime te ka verifikuar edhe komunikimet telefonike te të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, te te pandehurve ne procedim te lidhur Gjergji Kohilla, Sokol Bode, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., dhe te shtetasve Artan Habilaj, Orest Sota.etj., per periudhen qe te dhenat kane qene te disponueshme nga shoqerite celulare (nga fundl i vitit 2015 e ne vazhdlm).

Verifikimi dhe analiza e ketyre korminikimeve eshte bere vetem per ato numra numra telefonike jane arritur te evidentohen gjate hetimit paraprak. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here