Standard.al

“Hapja e negociatave e motivuar nga interesa gjeostrategjike”!

0

Gazetari Mentor Kikia deklaroi se hapja e negociatave sipas Shteteve të Bashkuara, është e motivuar nga interesat gjeostrategjike.

I ftuar në studion e lajmeve në “RTV Ora”, Kikia u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se BE-ja në Ballkan. Gazetari shtoi se pa investimin e SHBA-së, nuk do e dinim si do ishte realiteti në rajon.

Në këndvështrimin tim, cështja e negociatave nuk është thjesht politike bilaterale mes Shqipërisë si shtet dhe BE si bashkësi shtetesh dhe kombesh. Negociatat janë sa cështje teknike, aq edhe gjeostrategjike. Duke parë veten në pasqyrë, jemi koshientë që Shqipëria nuk ishte në standardet për të qenë në standardet e një aleance politike sic është NATO por për shkak të kushteve gjeopolitike, Shqipëria u fut me një këmbëngulje të amerikanëve.

Takimi që u zhvillua sot në Tiranë demonstroi atë mbështetje që Shqipëria e ka patur nga Shtetet e Bashkuara për procesin e integrimit në BE, edhe pse ShBA janë shumë larg gjeografikisht. U demonstrua një herë mbështetja e fortë politike që Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm kanë në rajon. Për hir të së vërtetës, në rajonin e Ballkanit, Shtetet e Bashkuara janë investuar shumë më shumë nga Bashkimi Europian. Mund ta themi pa hezitim se nëse nuk do të ishte investimi i Shteteve të Bashkuara, nuk e dimë si do të ishte realiteti sot në rajon. 

Duke filluar nga luftërat në ish-Jugosllavi dhe duke përfunduar me Clirimin e Kosovës. Ajo që ndodhi sot ishte një lloj euforie e kryeministrit të Shqipërisë i cili duke patur në krah Shtetet e Bashkuara, të cilët nuk e kanë fshehur asnjëherë këmbënguljen apo zhvillimin që pësuan pas “JO”-së të Bashkimit Europian, e deklaruan menjëherë Ambasada në Tiranë, e deklaruan menjëherë zyrtarë të departamentit të shtetit dhe u rikonfirmua sot zhvillimi për moshapjen e negociatave, në bindjen time jo thjesht për tu njohur dhe pranuar për parimet që ka bërë Shqipëria, por për shkak të gjeostrategjisë pasi reforma zgjedhore, dosja e Dibrës, probleme të brendshme në Shqipëri, nga Ëashingtoni nuk shikohen dot.

Për shkak të konflikteve mes ShBA dhe Rusisë e Kinës, u zhvillua lufta në Kore, lufta historike në Vietnam. Nëse këto interesa janë duke u rizgjuar në Ballkan, shqetësimi i tyre është i drejtë. Hapja e negociatave, sipas SHBA është më shumë i motivuar nga këto interesa gjeopolitike”, tha Kikia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.