“U eleminua fizikisht njëri prej përbindëshve më mizor”, Berisha: Një fitore e paqes dhe sigurisë në botë!

0
255

Përmes një reagimi në Facebook, ish kryeministri, Sali Berisha shprehet se, “në një operacion të njesive speciale të SHBA u eleminua fizikisht njëri prej përbindeshve më mizorë të pas Luftës se Dyte Botërore”.

Statusi:

Nje fitore e paqes dhe sigurise ne bote!

Miq, sot presidenti i SHBA Donald Trump informoi kombin e tij dhe boten se ne nje operacion te njesive speciale te SHBA u eleminua fizikisht njeri prej perbindeshve me mizor te pas Luftes se Dyte Boterore, Abu Bakr Al-Baghdadi.

Themelues dhe udheqes i shtetit dhe Kalifatit terrorist Al-Baghdadi me grupet dhe ushtrine e tij terroriste mori ne menyrat me barbare jeten e qindra mijra njerezve te pafajshem, burra, gra, femije, te moshuar te te gjitha besimeve fetare dhe rracave njerezore!

Zoti i bekofte ata qe asgjesuan kete kryeterrorist te kohes si dhe flamurin dhe kombin e tyre amerikan!sb

Fotografia e Sali Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here