Standard.al

Protestat anti-qeveritare, shkon në 42 numri i personave të vrarë

0

Ka shkuar në 42 numri i personave të vrarë gjatë protestave në Irak. Protestat anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve.

Pothuajse 200 persona janë vrarë gjatë muajit të kaluar në protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike. Ushtria e Irakut ka pranuar se ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj protestuesve dhe ka thënë se ka nisur “të mbajë përgjegjës të gjithë ata oficerë komandues të cilët kanë kryer këto akte të gabuara”.

Vala e protestave – që janë më vdekjeprurëset që prej se grupi militant Shteti Islamik (IS) u mposht në Irak më 2017 – është parë si sfida e parë më e madhe për qeverinë e kryeministrit, Adil Abul-Mahdi, i cili erdhi në pushtet rreth një vit më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.