Standard.al

Kryemadhi: Duhet të ndalim shpopullimin e vendit

0

E pranishme në Samitin e Paqes në Evropën Juglindore, që prej ditës së djeshme po zhvillohet në Tiranë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se, kombi shqiptar mbështetet tek familja e fortë dhe te vlerat e e pamohueshme atdhetare.

Sipas saj, qeverisja e sotme, fatkeqësisht, me politikat e saj, ka bërë që familjet shqiptare të jetojnë në një varfëri thuajse ekstreme. Ajo shtoi se rinia po ikën dhe është për të ardhur keq që shtylla kryesore e kombit largohet nga vendi.

Fjala e Monika Kryemadhit:

Biznesi i vogël dhe i mesëm, ku të punësuar janë anëtarët e së njëjtës familje, është nën presionin e taksave të larta, konkurrencës së pandershme, nga klientelistët pranë qeverisë dhe politikanëve, të cilët përkrahen hapur nga qeveria në kurriz të më të dobtëve. Kjo po sjell largimin e shtresës së mesme në emigracion dhe një gjendje të keqe ekonomike për familjet shqiptare.

Familjet fermere dhe ato që merren me blegtori janë në kufijtë e mbijetesës. Edhe këtu është konkurrenca e pandershme e importuesve të mëdhenj, mungesa absolute e subvencioneve në bujqësi, që po sjell shkatërrimin e fermave, të cilat janë baza e familjes shqiptare në fshat.

Pandjeshmëria, nëpërkëmbja dhe dërgimi drejt falimentit të biznesit të vogël dhe të mesëm, shkatërrimi i fermerëve dhe blegtorëve është një goditje në kolonë vertebrale të Kombit tonë.

Për mua si nënë në radhë të parë, por edhe si lidere e një force politike, që pjesa me e madhe përfaqësohet nga të rinj dhe të reja.
Ne të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithçka që të ndalim hemorragjinë kombëtare të shpopullimit, të ndezim dritën e shpresës për rininë, të zhvillojmë ekonominë dhe të hapim tregun për të gjithë.

Kjo do të arrihet përmes reformave të thella ekonomike, uljes së taksave dhe çlirimit të ekonomisë nga PPP që i kanë zënë frymën të ardhmes.
Këto reforma do të jetë garancia për familjet shqiptare, për punësimin e tyre, për një të ardhme të sigurt dhe të lumtur në atdheun tonë.

Unë ju falenderoj edhe njëherë për këtë aktivitet të jashtëzakonshëm, për këtë mesazh të paqtë që na dhatë, për këtë energji që na përçuat, për këtë energji pozitive që po na mungon prej kohësh.

Zoti ju ruajt ju! Zoti ju ruajt familjet tuaja dhe bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të gjithë njerëzit e mirë që janë kudo në botë, të cilët kontribuojnë për paqe, kontribuojnë për familjen !

Një familje e shëndoshë, prodhon një shoqëri të fortë. Një shoqëri e fortë, prodhon paqe dhe lumturi për të gjithë njerëzit në botë.

Zoti ju ruaj! Faleminderit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.