Viktimën e hedhin në rrugë nga një furgon….

0
150

Një ngjarje e rëndë është regjistruar tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku u gjet pa jetë një person. Fillimisht u raportua për aksident, por sipas informacioneve të fundit thuhet se viktimën e kanë hedhur nga një automjet në lëvizje dhe policia dyshon për vrasje. Personi ka shenja dhune në trup. Menjëherë pas kësaj kanë nisur dhe hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Me verifikimin e kamerave të zonës ka rezultuar se prej një furgoni gri është hedhur një person. Ndaj dhe menjëherë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here