Standard.al

Takimi i Ramës me Kurtin ndërpritet nga aktori i filmit “Unë dhe Milosheviçi”

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i zgjedhur në Kosovë, Albin Kurti kanë mbajtur një takim të gjatë që zgjati disa orë, të premten në mbrëmje në Tiranë.

Rama me anë të një postimi në facebook bën me dije se në takimine gjatë me Albin Kurtin u disktuan shumë tema për bashkëpunimin dhe mirëkoordinimin mes dy qeverive.
Gjatë një momenti pushimi dy liderët u takuan me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.