Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Durrës, ku një 25-vjeçar u përplas për vdekje tek “Ura e Dajlanit”. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet e aksidentit, ndërsa thotë se 25-vjeçari kishte filluar punë ditën e sotme si shpërndarës picash në një piceri në këtë zonë.
Nga pamjet e siguruara duket qartë se motoristi është përplasur fillimisht nga një autobus, ndërsa më pas një tjetër mjet e ka marrë zvarrë për disa metra. Bazuar tek informacionet e policisë thuhet se mjeti i dytë që mori zvarrë të riun është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Informacioni i policisë:
Durrës. Informacion/ paraprak:
Më datë 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip “Skania” është përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili ka gjetur vdekjen.
Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .