“Kriminaliteti është shtruar këmbëkryq”/ Shpërthen analisti: Ka vdekur shpresa, jemi në pikën e mjerimit në çdo pikëpamje!!!

0
102

“Nëse Shqipëria do ishte si Sllonevia  apo Kroacia nuk ka shanse që Merkel e Macron të thonin jo. Por ne e dimë që kriminaliteti është shtruar këmbëkryq, një pjesë e popullsisë po të kenë mundësi të fitojnë loton amerikane ikin të gjithë në SHBA e të tjerë në BE. Ne jemi në pikën e mjerimit në çdo pikëpamje”.

Këtë qëndrim ndau në studion e Provokacijas së Mustafa Nanos, analisti Agron Gjekmarkaj. Sipas tij këtu ka vdekur shpresa, pasi asnjë komb në botë nuk ka më shumë se gjysmën e qytetarëve të vet jashtë vendit.

“Cili komb në botë ka më shumë se gjysmën jashtë? Kjo tregon që vendi ynë nuk i fton, nuk i josh e nuk bind qytetarët e vet që të jetojnë në këtë vend. Këtu ka vdekur shpresa, nuk e i si do ngjallet si Konstandini së vdekurish”.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Mustafa Nano kur thotë se ka zhgënjim nga mazhoranca, por nuk ka shpresë as te opozita.

“Në 2013 kishte shpresë, por në harkun dy viteve filloi flama e braktisjes së vendit. Ka një zhgënjim nga mazhoranca dhe nuk po rekuperojnë dot shpresën te opozita”.

Ndërsa sipas Gjekmarkajt ende opozita nuk ka një elitë drejtuese që të tërheqë lokomotivën e Shqipërisë. Sipas tij duhet të shtyhet opozita që t’u japë mundësi shqipatrëve të shpresojnë te ndryshimi, jo te rrotacioni, pasi Rama  pas 7 vitesh nuk ka më motiv dhe përsërit vetveten.

“Te opozita nuk shoh një elitë të fortë drejtuese që të tërheqë lokomotivën e Shqipërisë. Duke mos patur zgjedhje tjetër të lëmë teoritë dhe sa mund ta shtyjmë dhe ne opozitën që t’u japë mundësi shqiptarëve të shpresojnë te ndryshimi, jo te rrotacioni.

Shumëkush nuk është dakord me vendimet radikale të opozitës. Nëse ti nuk ke garanci që votat e tua numërohen që një çetë djemsh që t’i blejnë çfarë kuptimi ka?  Në këtë kontekst beteja e opozitës ia vlen. Nuk duhet të ketë ngut opozita të kërkojë me çdo kushtë të kthehet në sistem. Pas 7 vitesh Rama nuk është i motivuar, përsërit vetveten.

Atij i duhen fake neës lajme për të tërhequr, është një delirant patetik i pashërueshëm do të përqendrojë debatin mbi gjëra të kota dhe t’i ikë debatit”.

Gjekmarkaj thekson se edhe mospjesëmarrja në votime është tregues i refuzimit të shoqërisë ndaj Ramës.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë refuzoi të dilte në ato votime. Mospjesëmarrja është tregues. Një fakt tjetër është se megjithëse qe vetëm dhe pa kundërshtarë  rezultatet i nxorri pas 3 javs për faqe të zezë.

Tregon që ai e ka problem të organizojë zgjedhje në Shqipëri dhe në këtë pikë bashkohem me opozitën.

Duhet ta fillojë nga reforma zgjedhore se e gjitha kjo do ndikojë pozitivisht dhe me produkt të pranueshëm”.

/ Abc News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here