E cilësuan si ‘vrasës’ të kurdëve sirianë, Erdogan padit revistën franceze

0
131

Erdogan ka ngritur një padi kundër revistës franceze ‘Le Point’, e cila në kopertinën e numrit të fundit e përshkruan presidentin turk si një ‘vrasës’ të kurdëve sirianë.

Agjencia e Lajmeve Anadolu njoftoi se  avokati i Erdoganit ka paraqitur një padi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë për ‘fyerje të kreut të shtetit’.

Procedimi gjyqësor, me akuzën e cënimit të ‘dinjitetit të presidentit turk, referon gazetaren Etienne Zernel, si dhe kreun e seksionit ‘ndërkombëtar’ të revistës në fjalë, Romain Gibber.

Kopertina e ‘Le Point’,, në të cilën Erdogan akuzohet për ‘spastrim kombëtar’ kundër kurdëve sirianë në vazhdën e sulmit që nisur në Siri, ka ngjallur zemërim në radhët e  qeverisë turke.

Zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalin reagoi në Twitter kundër ‘Francës, e cila sipas tij kolonizoi shumë vende afrikane, duke vrarë mijëra njerëz dhe tregtuar skllevër’. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që gazeta franceze  ka filluar një sulm të frontal  ndaj Rexhep Tajip Erdogan. Ishte maji i vitit 2018 kur ‘Le Point’, e quajti presidentin turk një ‘diktator’.

Asokohe revista madje denoncoi një fushatë kërcënimesh, kërcënimesh dhe fyerjesh në mediat sociale, por edhe në rrugë, ku grupe të mbështetësve të Erdogan kërcënuan shitësit e gazetave duke i detyruar të largonin posterat e revistës nga vitrinat e tyre.

Presidenti turk nuk është i vetmi që ka ngritur padi ndaj mediave ndërkombëtare. Një të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë ndaj gazetës Bild pas publikimit të përgjimeve për zgjedhjet në Dibër. /Respublica

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here