Standard.al

1 vit nga vrasja e Katsifas, tension në Bularat! Çfarë ka ndodhur?!

0

Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës pritet të mbahet ceremonia përkujtimore e 1 vjetorit të vrasjes së Konstandino Katsifas, ndërsa ka pasur një interesim shumë të madh nga segmente ekstremiste greke, për të hyrë në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë në pikën kufitare të Kakavijës 1800 shtetas grekë. Nga këta 3 persona kanë qenë nongrata dhe janë kthyer pas, si dhe 7 persona të tjerë u është refuzuar hyrja për shkak se nuk përmbushin qëllimin e udhëtimit.

Përveç Kakavijës një pikë problematike ku mund të hyjë personat grekë të shpallur Non Grata është dhe ajo e Qafë Botës në Sarandë, ndërsa policia shqiptare deklaron se ka marrë të gjitha masat për të shmangur çdo incident në ceremoninë përkujtimore.

Gjatë ditës së djeshme është ndaluar për të hyrë në Shqipëri dhe ekstremisti Babis Karathanos, i cili është shpallur non-grata nga vendi ynë. Më herët ai iu ka bërë thirrje 16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Ministria e Brendshme e shpalli Karathanos, nëntorin e një viti më parë “non grata” dhe i ndaloi hyrjen në territorin shqiptar bashkë me 54 shtetas grekë, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas.

Karathanos u arrestua në Bularat pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë,

Konstandinos Katsifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.