Standard.al

Berisha bën deklaratën ‘bomb’: Rama-Thaçi-Vuçiç do të fusnin në xhepa 10 miliardë euro. Donin ti linin Trepçën Serbisë

0

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe një herë planin për copëtimin e territoreve të Kosovës.

I nxitur nga deklarata e Ramush Haradinajt se, për ti dhënë Trepçën Serbisë, treshja Rama-Thaçi-Vuçiç do të fusnin në xhepa 10 miliardë euro, Berisha u shpreh  se, aktet që kanë bërë dyshja Rama-Thaçi, janë më të rrezikshme se ato të Zografit, raporton Syri.net.

“Këta donin ti linin Trepçën Serbisë. Sa di për Shqipërinë, di edhe për Kosovën. Nëse zemrën e kam këtu, shpirtin e kam atje unë. Këta nxorën teorinë se galeritë këtej nga ne nuk kanë më minerale. Aktet që kanë bërë këta, këto janë më të rrezikshme se të Zografit. Falë oponencës së popullit dhe taksës anti-Miladin të kryeministrit Haradinaj, i cili e pagoi shtrenjtë, kjo nuk u arrit. Nuk ishte taksë kundër Vuçiçit, por kundër Miladinit që doli hapur kundër vendit të tij”, deklaroi ish-kryeministri.

Ai shprehur besimin e tij se, kryeministri i ri i Kosovës do ti dalë për zot vendit dhe nuk do të lejojë suksesin e këtij projekti anti-shqiptar, sipas tij.

“Albin Kurti do ti dalë zot Kosovës.  E vetmja gjë që nuk mund të pranoj është të mos shiten territoret. Kosova është e pavarur dhe ata i dalin për zot më mirë se unë”, u shpreh Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.