“Diktatoruc mjeran me thonjtë pas karriges!” Ish-deputeti “masakron” Ramën: Vetëm ky e di veten sulltan…

0
80

Pas Zoran Zaev, edhe Boris Johnson e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri i Maqedonisë për shkak të dështimit me hapjen e negociatave, ndërsa ai britanik për shkak të Brexit.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili i rikujton kryeministrit Edi Rama se, posti në demokraci është përgjegjësi e jo benefit personale

“Edhe Boris Johnson në Britanine e Madhe është gati të shkojë në zgjedhje në 12 dhjetor për shkak të Brexit. E pra vetëm tre muaj me parë e mori detyren e kryeministrit. Por posti në çdo demokraci konsiderohet përgjegjësi e jo benefit personal. Vetëm Edi Rama e di veten sulltan e përgjegjësinë ia kanë gjithmonë të tjerët, asnjëherë ai vete! Diktatoruc mjeran me thonjtë pas karrikes!”, shkruan Spahia në reagimin e tij.

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson tha ditën e sotme se ai po do i kërkojë parlamentit të japë aprovimin për zgjedhje kombëtare që do të zhvillohen në 12 dhjetor, si pjesë e përpjekjeve të tij për të siguruar që Britania të largohej nga Bashkimi Evropian.

“Nëse ata vërtet duan më shumë kohë për të studiuar këtë marrëveshje të shkëlqyer, ata mund ta kenë atë, por ata duhet të bien dakord për zgjedhje të përgjithshme në 12 dhjetor. Kjo është rruga përpara”, deklaroi Johnson.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here