Çështja u rihap…Dënohet me 9 vite burg ish-zyrtari i ministrisë së Brendshme!

0
120

Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gjoko Popovski është dënuar me 9 vite burg.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Popovski në kundërshtim me ligjin për shpallje publike, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 300 makinave për nevojat e MPB-së, pa respektuar kriteret për ofertën më të lirë, kështu që ka blerë makina nga disa kompani, pavarësisht çmimit të ofruar.

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm një vit më parë, por pas një kërkese tjetër çështja u rihap dhe sot Popovski duhet të vuajë 9 vite në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here