Standard.al

Zyrtarizohet ndeshja, ja data kur do të luhet ‘El Classico’

0

Komiteti i Konkurrencës në La Liga ka zyrtarizuar ditën kur do të luhet “El Classico” e parë për këtë sezon.

Përballja në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Real Madridit e cila ishte planifikuar të luhej më 26 tetor është shtyrë zyrtarisht për tu luajtur më 18 dhjetor. Në këtë mënyrë, plotësohet kërkesa e dakordësuar midis dy klubeve, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Gjendja e rëndë në Katalonjë, ku po zhvillohen protesta të mëdha, ka bërë që autoritetet spanjolle të shtyjnë datën e ndeshjes Barcelona – Real Madrid, për shkaqe sigurie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.