Tragjedi e paimagjinueshme/ Misteri i 39 personave të gjetur të pajetë në një kamion në Britani, ende nuk dihet kombësia

0
109

Ende mbetet mister identiteti dhe kombësia e personave që u gjetën të pajetë në një kamion në Essex, Britani e Madhe.

Mjeti u gjet në orën 01:40 në një Park Industrial nga policia.

BBC raporton se drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe identifikuar si 25 vjeçari, Mo Robinson nga Portadown, Irlandë e Veriut. Ai po mbahet nën dyshimet për vrasje.

Policia e Essex ka konfirmuar se kamioni erdhi në Britani, nëpërmjet një anije nga Belgjika. Mendohet se personat që gjendeshin në kamion, po futeshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike janë shprehur se po punojnë për të identifikuar viktimat, por se ky do të jetë një proces i gjatë.

Një zyrtar nga ministria e Jashtme e Bullgarisë, konfirmoi se kamioni ishte i regjistruar në Bullgari në Varna. Megjithatë policia dyshon se trupat e personave të gjetur nuk janë me shtetësi bullgare.

Kryeministri Boris Johnson, e ka quajtur ngjarjen “një tragjedi të paimagjinueshme dhe vërtetë pikëlluese”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here