Reagim i fortë nga Kulluri: Për shkak të largimit të Berishës PD po kalon një periudhë tranzicioni….

0
114

Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri në një prononcim për emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se PD po kalon një periudhë tranzicioni shumë të rëndë për shkak të largimit të Berishës dhe ardhjes në krye të saj të Bashës.

Edvin Kulluri: Fatkeqësisht kemi një opozitë të munguar. Një opozitë, e cila pas çdo dështimi të Edi Ramës dhe Rilindjes, dështon në mënyrë akoma më spektakolare, në të njëjtën vijë papërgjegjëshmërie në raport me qytetarët që e mbështesin dhe ata që duhet ta mbështesnin sot nuk janë. Pra ajo shtresa e mesme dhe gri. PD po kalon një tranzicion shumë të rëndë, traumatik për shkak të kalimit nga një lidership që i mbante balancat, sistemin e karrierës, meritokracisë, përfaqësimit përmes autoritetit karizmatik të Berishës, tek një lider shumë i dobët nga kjo pikëpamje.

Për Kullurin, tashmë nuk është koha e përshtatëshme që ish-kryeministri Sali Berisha të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës së brendëshme.

Edvin Kulluri: Besoj se roli i Berishës si lider historik duhet të kishte qenë shumë më i fortë dhe më reaktiv pas humbjes së vitit 2017. Unë tani besoj se nuk është koha e përshtatëshme që Berisha të ndërhyjë për të zgjidhur këtë krizë të rëndë të PD-së. Në PD është nevoja urgjente për reformimin e saj. Një parti me rregulla, një parti me statut të qartë, një parti ku ço anëtar, çdo demokrat dhe çdo qytetar ta shohi këtë parti si një alternativë demokratike të hapur, konkuruese, moderne, perëndimore, krejtësisht ndryshe nga këto fjalë që janë propagandë e kryetarit të partisë dhe të atij ekipi që e rrethon nga humbja në humbje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here