Standard.al

Punëtori humbi jetën, arrestohet përfaqësuesi i firmës…

0

Eshtë arrestuar përfaqësuesi i firmës ku një punëtor humbi jetën gjatë ditës së djeshmë në Golem.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Kavajë

Arrestohet përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit:

M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.