Protestë kundër sulmeve të dhunshme në Siri?! I riu kurd vetëdigjet para selisë në Gjenevë

0
96

Një 30-vjeçar kurd i ka vënë flakën vetes para selisë së Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. “Ai është një kurd i lindur në 1988 në Siri dhe me banim në Gjermani”, tha për mediat vendase zëdhënësi i policisë së Gjenevës, Silvain Guillaume-Gentil. Urgjenca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kurdi është transportuar me helikopter nga sheshi “Place des Nations” përpara selisë së Kombeve të Bashkuara për në Spitalin Universitar të Lausanne (CHUV), i specializuar për trajtimin e djegieve.

Motivet e këtij akti ekstrem të ndërmarrë nga 30-vjeçari janë ende të paqarta. Ai erdhi me këtë akt në një periudhë tensionesh të larta dhune në verilindje të Sirisë. Incidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 7:40 të mëngjesit, teksa shumë njerëz po punonin në seli. “Unë u zgjova nga britmat në rrugë. Kishte klithma shqetësuese, pashë që diçka po ndodhte jashtë UNHCR. Kishte shumë makina policie, një ambulancë dhe zjarrëfikës”, është shprehur një banor.

Zëdhënësi i UNHCR, Andrej Mahecic tha për Reuters: “Ne jemi të trishtuar për çfarë ka ndodhur dhe të tronditur nga ky akt që ndodhi para selisë tonë në Gjenevë këtë mëngjes”. 30-vjeçari kishte lyer veten e tij me benzinë dhe më pas i kishte vënë flakën. Pas këtij akti ai u përpoq të hynte në ndërtesën e UNHCR, por oficerët e sigurisë dhe shërbimet mjekësore ndërhynë dhe zjarri u shua.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here