Në “Fast & Furious 9” do të luajë edhe këngëtarja e famshme…

0
140

Dita e djeshme ishte dita e fundit e xhirimeve për filmin “Fast and Furious 9” dhe aktori Vin Diesel na ka surprizuar të gjithëve me një video në Instagram.

Ai ka zbuluar personazhin surprizë të këtij filmi, pikërisht këngëtaren e famshme Cardi B!

Cardi shfaqet e veshur me të zeza dhe me dorashka në duar, teksa qëndron e ulur pranë aktorit.

Ata tregojnë se janë shumë të lodhur, pasi kanë dhënë më të mirën prej vetes për këtë film.

Reperja ende nuk ka bërë asnjë postim lidhur me filmin ku do të marrë pjesë, megjithatë fansat e saj janë çmendur kur e kanë mësuar këtë lajm.

Filmi do të dalë në kinematë botërore në 22 maj të vitit 2020 dhe pritet të jetë një sukses i vërtetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here