Standard.al

“Edhe një”, edhe një palë këpucë të tjera 1 mijë euro për Gratë e Ramës”, Vokshi-grave: Bëni kujdes këto ditë!

0

Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u ka kërkuar grave që të kenë kujdes këto ditë pasi në televizor ka nisur të rishfaqet Rama në krah të grave dhe se mund të bëhen dekor për nismën e tij propagandistike ‘Edhe një’

‘Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza!

‘Bëni kujdes këto ditë! Në televizor ka nisur të rishfaqet në krah të grave, Edi Rama. Mund t’ju kërkojnë të bëheni dekor për nismën e tij “Edhe një”. Mos i besoni! Është propagandë për t’ju vjedhur kohën, energjinë, pasionin!

“Edhe një” vlen vetëm për gratë e kryetarëve të bashkisë dhe shumë të tjera si ato, që shfaqin me arrogancë luksin e krijuar nga paratë e vjedhura të burrave me pushtet.

“Edhe një” dmth edhe një palë këpucë të tjera 1 mijë euro për Gratë e Ramës, edhe një çantë më e shtrenjtë, edhe një vjedhje tjetër për të siguruar luksin e hajdutëve më pushtet.

“Edhe një” domethënë edhe një ditë më shumë në varfëri për gratë dhe vajzat, edhe një borxh më shumë, edhe një vuajtje më shumë, edhe një e papunë tjetër, sepse me këtë kryeministër kujdesi për gratë është zero.

Shqipërisë i duhet edhe një grua më shumë që refuzon Edi Ramën!’

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.