Standard.al

Dëshmia tronditëse/ Tmerr ndaj 2 motrave me probleme të shëndetit mendor, abuzohen s*ksualisht nga banorët e fshatit!!!

0

Një ngjarje gati e përmasave horror është sjellë nga kamera e televizionit Faxnews e cila ka udhëtuar drejt fshatit Brret të Krujës, ku jeton familja e Xhemal Balliut, ku të katër pjesëtarët e kësaj familje janë me probleme mendore.

Por ajo që është më e tmerrshme se kaq është historia e dy motrave të kësaj familje, Lindita dhe Dëshira 40 dhe 35 vjeç, të dyja me probleme të shëndetit mendor, të cilat janë strehuar në një banesë të braktisur nga një banor vendas.

Të dy motrat janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë.

Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3 fëmijë por i kanë vdekur nga pakujdesia.

Lindita endet rrugëve, pa e ditur se ku i kalon netët. Disa herë, policia e ka kthyer në shtëpi.

“Kam ikur nga shtëpia, vijnë i bien derës gjithë natës. Kam dy goca, s’kam burrë.”

Ndërsa në banesë, është gjendur vetëm Dëshira, motra më e vogël.

Për këtë çështje, kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë në Ministrinë e Punëve Sociale, por nuk është marrë asnjë veprim për ti larguar nga kjo shtëpi dhe larg këtyre ngjarjeve shokuese.

Familja duhej çuar në institucione rehabilituese që merrem me problem të tilla, por neglizhenca e institucioneve kanë lënë këtë familje të jetojë me ndihmën e bashkëfshatarëve. 3 vite më parë, vëllai i motrave ndërroi jetë, por ende nuk dihen shkaqet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.