Çupi “ja plas” qeverisë Rama: Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë në shërbim të pushtetit

0
96

Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Dhurata Çupi përmes një komunikimi ka deklaruar se po “Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.

Sipas znj. Çupi me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere, zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i.

Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerezve prane pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.
Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.
Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.
Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.
#stopshkatërrimit#
#mebanorëtematit#

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here