“Çdo shqiptar është jashtë tepsisë së babëzisë së Edi Ramës me 10 pashallarë”

0
95

“Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shkurtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD-së. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve”.

Kështu u shpreh në një intervistë për Vizion Plus kryetari i PD-së dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Sipas kryedemokratit, për këtë arsye, edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese lokale, nuk duhet të shikohen si një objektiv politik për të rikthyer disa persona apo për të sjellë disa persona të tjerë në pushtet, por duhet të shikohen si mënyra për të fuqizuar qytetarin.

“Sot, fatin e tyre e përcaktojnë, siç e kanë marrë vesh gjithë shqiptarët dhe gjithë bota, bandat kriminale, bosët e krimit, oligarkët. Çdo shqiptar është jashtë kësaj tepsie të babëzisë së Edi Ramës me 10 pashallarë. Prandaj, edhe shoqëria është në këtë ngërç, në këtë krizë, në këtë dëshpërim. Kjo i ndodh çdo shoqërie, ku shteti kapet, ku mundësitë u takojnë vetëm 10 njerëzve dhe gjithë të tjerët janë bujkrobërit e tyre. Ky është një sistem mesjetar”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kur dogjët mandatet, a ishit ju i vetëdijshëm se kjo rrugë e opozitës jashtë sistemit, do të ishte një rrugë e gjatë?

Lulzim Basha: Pa diskutim!

Pyetje: Deri në 2021-shin?

Lulzim Basha: Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shkurtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD-së. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve.  Ndaj, edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese lokale, nuk duhet të shikohen si një objektiv politik për të rikthyer disa persona apo për të sjellë disa persona të tjerë në pushtet, por duhet të shikohen si mënyra për të fuqizuar qytetarin, për t’ia ridhënë qytetarit në dorë fatin e vet dhe mundësinë për të zgjedhur fatin e vendit. Sot, këtë mundësi nuk e kanë njerëzit.

Sot, fatin e tyre e përcaktojnë, siç e kanë marrë vesh gjithë shqiptarët dhe gjithë bota, bandat kriminale, bosët e krimit, oligarkët. Çdo shqiptar është jashtë kësaj tepsie të babëzisë së Edi Ramës me 10 pashallarë. Prandaj, edhe shoqëria është në këtë ngërç, në këtë krizë, në këtë dëshpërim. Kjo i ndodh çdo shoqërie, ku shteti kapet, ku mundësitë u takojnë vetëm 10 njerëzve dhe gjithë të tjerët janë bujkrobërit e tyre. Ky është një sistem mesjetar. Asgjë nuk është ndryshe me mesjetën e para 500 vjetëve, ku bejlerët ishin pronarët  e tokave, kishin të drejta ekskluzive dhe çdokush tjetër duhet të punonte për ta e të dorëzonte tek këta, në mënyrë që të mbiejtonte. Është i njëjti sistem. Vetëm se tani nuk janë bejlerë, nuk janë pronarë tokash, por janë kriminelë që kontrollojnë trafiqet e pastrojnë paratë me koncesione, me PPP, me leje ndërtimi, me ekskluzivitete, janë oligarkë që kanë monopole dhe çdo njeri i ndershëm që ka një ide, që ka një talent, që ka një aftësi, duhet të falet tek këta oligarkë, tek këta kriminelë dhe tek bosi i tyre, qëështë kryeministri i vendit.

Ky sistem duhet shpartalluar. Prandaj ju thashë që rotacioni nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet t’u garantojmë shqiptarëve, përmes këtyre hapave, që, njëherë e mirë, fati i tyre të jetë në dorën e tyre. Kjo është mënyra europiane, kjo është demokracia europiane. Vetëm kështu shkon drejt Europës. Çdo rrugë tjetër do të vazhdojë të na çojë në të njëjtin përfundim të dështuar, si ai i 18 Tetorit, që është dështimi i katërt i Edi Ramës, është refuzimi i katërt i Edi Ramës.

Tani, ka ardhur koha që edhe shqiprarët ta refuzojnë, dhe të punojmë së bashku për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri të vlerave dhe të standardeve reale europiane, jo në letër, por me vepra dhe në realitet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here