Ana e “errët” e shkrimtarit, nga letrat për Enverin te ato për Ramën!!! Ja si e ‘shfarosi’ Kadare, veprën e Fishtës…

0
92

Kryetari i Shoqatës së ish të Përndjekurve Antikomunistë, gazetari Nebil Çika, ka publikuar në rrjet një shkrim të vitit 1974, të shkrimtarit Ismail Kadare, një prej kandidatëve për Çmimin Nobel, në të cilin e cilëson Gjergj Fishtën, shovinist të tërbuar dhe agjent të Vatikanit.

Prej së paku 30 vitesh i vendosur në Francë, në vitet e fundit Kadare ka shfaqur dy anë të medaljes, duke treguar edhe një tjetër profil, përveç atij të shkrimtarit të madh.

Kështu në 1980, referuar asaj që është publikuar, Kadare i drejtohej me një letër diktatorit Enver Hoxha.

Vitin e kaluar më thirrën në Komitetin e Partisë së Tiranës për të më njoftuar se motra ime flet keq politikisht dhe se është thirrur edhe në hetuesi për këtë gjë. Unë mbajta qëndrim menjëherë kundër saj, duke i thënë sekretarit të Partisë shokut XH. Gjoni se mirë do të bënin që ta trembnin ashtu siç do të bëjë dhe unë me të. E thashë këtë me bindje se më revoltoi sjellja e saj dhe nga ana tjetër e njihja motrën time. Fatkeqe në jetë nga pamartesa, maniake depresive dhe me nerva të çekulibruara, prej saj mund të prisja çdo gjë. Fakti që siç më tregoi sekretari Partisë, midis atyre që shaheshin isha dhe unë, vëllai saj, bashkë me librat e mija, tregon esencën e saj”, thuhet në letrën që Kadare i drejtonte Hoxhës në 1980.

Rreth 10 vjet më vonë, 1990, kohë kur në Shqipëri mijëra shqiptarë u larguan duke shpërthyer ambasadat, është raportuar se Kadare i ka cilësuar ata që më pas u cilësuan si dallëndyshet e para të demokracisë, si “jashtëqitja e kombit”.

Kadare e ka mohuar një thënie të tillë, ndërsa ish-Sekretari i PPSH për Tiranën, Xhelil Gjoni në një intervistë të viteve më parë do të shprehej lidhur me një takim me Ramiz Alinë, në 1990:

“Ore më kanë thënë që Kadare paska thënë për këta të ambasadave se janë jashtëqitje e kombit. Nuk i thua që të bëjë një poezi për këta?” Duket se Ramizit i pëlqeu kjo figurë. Unë e gjej Kadarenë në sallën e Kuvendit Popullor dhe i them se shoku Ramiz ka dëgjuar se ti ke thënë që qytetarët e ambasadave që ikën janë jashtëqitje e kombit. Ramizi më porositi të them se ai sugjeron të bësh një poezi për këtë çështje. Ismaili më tha se këto fjalë nuk i kishte thënë. Kjo është e vërteta. Se nga e dinte Ramizi, është punë e tij”.

Kadare do të tërhiqte vëmendjen në 2011, kur në zgjedhjet vendore të atij viti, do të pozicionohej hapur pro-Ramës, ndërsa me një letër të hapur i drejtohej Lulzim Bashës, kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, që të tërhiqej nga gara.

Më pas Kadare do të mbështeste kandidaturën e Sandër Lleshaj, ministrit aktual të Brendshëm, i etiketuar si Gaz-Kimiku, për shkak të përdorimit të gazit kundër protestuesve, për postin e Presidentit të Republikës.

Vite më pas, sërisht Kadare me një letër drejtuar ish-Komisionerit Johannes Hahn, në mbrojtje të ish-ambasadores, Romana Vlahutin. Reagimi i Kadarese vinte pas një shkrimi të Kastriot Myftarajt, që kishte prekur kadarenë, dhe nga Paris ii kërkonte ndjesë për fyerjet që i ishin bërë diplomates.

Së fundmi, në rrjet është publikuar shkrimi i Kadaresë për Gjergj Fishtën.

Në vitin 2015, Kadare do të shprehej “ka shumë rrahagjoksa sot që, ndërsa bëjnë be e rrufe për Fishtën, nuk kanë guxuar as t’ia përmendin emrin gjatë diktaturës. Natyrisht, nuk mund të fajësohen për këtë. Fishta ka qenë i ndaluar, madje më i mallkuari ndër të ndaluarit. Ndalimi i Fishtës ishte i rrokakrejtshëm (total). Kërkohej me këmbëngulje që as emri mos t’i përmendej. Më i keqi ndër ndalimet ishte pikërisht ky, kur poeti konsiderohej i paqenë. Rrahagjoksat iu bindën ndalimit. Në një pikëpamje duken të pafajshëm, por ka një çast kur mëkati shfaqet. Disa nga rrahagjoksat pranuan të shkruanin studime e sprova për letërsinë e fillimit të shekullit, sidomos vitet njëzet e tridhjetë, duke iu bindur verdiktit: Fishtës të mos i përmendej emri, të quhej i paqenë. Dikush mund të pyeste: ç’duhej të bënin? Përgjigjja është e thjeshtë: të shmangnin shkrimet për atë periudhë, kur ai zinte vendin e parë në letërsi. Në këtë pikë, mendimi im ndahej nga ai i rrahagjoksave. Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarëve të ndaluar, ishte ndalimi më i keq, ishte pikërisht dëshira e vërtetë, qëllimi final i diktaturës. Ndaj kam kërkuar një zgjidhje tjetër, që e mendoja më të favorshme për shkrimtarët e dënuar e, natyrisht, për të vërtetën. Ideja ime ishte: të përmendeshin ata, me çdo kusht, qoftë edhe duke i përcjellë me kritika të rrepta. Ç’kritika mund të përdoreshin si taksë për përmendjen e emrit? Ishin pak a shumë dy modele: njëri tepër i skajshëm, si për shembull, kriminel, hienë e zezë, spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj. Të tilla unë nuk kam përdorur kurrë. Modeli i dytë, më i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist etj. Kam pasur idenë, i bindur se kisha të drejtë, të përdor ato kritika, për të cilat Fishta mund të kritikohej vërtet. Që Fishta ishte konservator, reaksionar dhe nacionalist, madje shovinist, për të mos përmendur folklorizmin e patriarkalizmin, e kisha shumë lehtë ta besoja”.

Postimi i Nebil Çikës

Ismail Kadare: Fishta, shovinist i tërbuar, agjent i Vatikanit

Në shkrimin e titulluar ‘Realizmi socilist, arti i madh i revolucionit’ me autor shkrimtarin Ismail Kadare, i botuar në vitin 1974 ndër të tjera shkruhet:

Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. ‘Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre’.

Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.

Cili ka qenë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.

Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.

Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.

Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here