Zbardhen debatet në Kryesinë e PS/ Xhafaj e Majko dalin kundër Ramës

0
134
Ministri i Shtetit per Diasporen, Pandeli Majko, Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet nen per nen buxheti i vitit 2018./r/n/r/nState Minister for Diaspora Pandeli Majko, Albania's Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session, where the 2018 budget will be voted.

Refuzimi i negociatave nga ana e BE-së, ka sjellë përplasje e akuza për Ramën jo vetëm nga opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, por edhe brenda PS-së.

Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së PS-së, ka pasur edhe përplasje dhe debate mes Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos.

Këta të fundit i kanë dalë kundër Ramës dhe deklaratave të bëra nga ministrit në detyrë, Gent Cakaj.

Sipas gazetës Panorama, Xhafaj ka kërkuar nga Edi Rama që PS-ja të dilte me një qëndrim në lidhje me refuzimin e negociatave.

‘Shqiptarët prisnin vetëm që BE-ja të hapte negociatat dhe asgjë tjetër’, është shprehur gjatë debatit me Ramën, ministri i Diasporës Pandeli Majko.

Kritika të shumta janë hedhur edhe ndaj ministrit në detyrë, Gent Cakaj, për deklarata e tij të papërgjegjshme pas vendimit të Brukselit për të mos hapur negociatat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here