Standard.al

Vrasja në Shkodër, policia arreston një të dyshuar…

0

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të vrasjes së Lazër Arrajt që ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Palaj të Dukagjinit, raporton Faxnews.

Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Arraj u gjet i vdekur në zonën e thellë malore gjatë mesditës së djeshme, ndërsa kanë qenë dy plumba në trup ata që i kanë marrë jetën 55-vjeçarit.

Lazër Arraj u gjet i vdekur nga nipërit e tij, ndërsa mësohet se ishte duke u kthyer për në Shkodër, ku ka edhe vendbanimin, ndërsa në fshat kishte qenë për të grumbulluar zahiretë e dimrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.