Standard.al

Super formacioni me yjet që mbetën jashtë listës për ‘Topin e Artë’

0

“France Football” ditën e djeshme ka publikuar 30 kandidatët për të fituar “Topin e Artë”.

Lista që udhëhiqet nga Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk, ka sjellë disa emra befasues, por edhe që ka lënë jashtë disa lojtarë që shkëlqyen sezonin e kaluar.

Jan Oblak nuk është përfshirë në listë për ta fituar çmimin e rëndësishëm në aspektin individual.

Katërshja në mbrojtje përbëhet nga Andy Robertson, Aymeric Laporte, Gerard Pique dhe Noussair Mazraoui.

Në mesfushën pozicionohen Koshua Kimmich, Fabinho dhe N’Golo Kante, ndërsa në sulm janë Hakim Ziyech, Jadon Sancho dhe Luis Suarez.

Që të gjithë këta lojtarë kishin paraqitje fantastike sezoni e kaluar, por që nuk u përfshinë në listën e ngushtë për këtë çmim prestigjioz.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.