‘Skifterat’ namin në Korçë/ Kapen 2 në flagrancë, 1 tjetër në kërkim, vidhnin banesat gjatë natës

0
110

Finalizohet operacioni policor i koduar “Banesat”. Operacioni i zhvilluar, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në qytetin e Korçës.

Vidhnin në banesa orendi të ndryshme shtëpiake, procedohen penalisht 4 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas në gjendje të lirë dhe 1 tjetër në kërkim. Vendoset masa e sekuestros preventive për pikën e shitjes, në të cilën keta shtetas tregtonin sendet e vjedhura, një pjesë e të cilave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Banesat”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • K.I, 28 vjeç, (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”),
    • K.S, 26 vjeç,

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

  • A.K, 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
    • T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Shtetasit K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here