Standard.al

“S’ka gra këtu mor jahu”, pas “shuplakës” nga BE-ja Rama “shqetësohet” për gratë e Krujës: Se me kë i bëjnë fëmijët këta?

0

Kryeministri Edi Rama tashmë e ka bërë traditë që pas çdo dështimi të kërkojë diçka se me çfarë të merret, të shmanget nga përgjegjësia reale dhe të tërheqë vëmendjen si me veshjet, atlete, brekushe, por këtë herë i është rikthyer rolit të gruas.

‘Edhe një’ është qasja më e re ndaj grave dhe vajzave, nismë kjo e anëtareve të Kryesisë së Partisë Socialiste, ku në themel të saj ka integrimin e tyre në politikë dhe jo vetëm.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve. Mes të tjerash, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.


“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe”, pohoi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.