Presidenti Meta në Japoni, në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota…

0
131

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni në kuadër të ceremonisë së kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. I veshur me ”white tie”, Kreu i Shtetit ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio. Sot Naruhito, 59-vjeç, njoftoi ndryshimin e statusit të tij në botë, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio. Ceremonia u mbajt rreth orës 13.00-13.30 (me orën lokale të Japonisë) rreth orës 06:00 me orën tonë. Mes personaliteteve të ftuar në ceremoni ishte edhe Princi Charls.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here