Paralajmërim i fortë nga kreu i PDK-së: ‘Kthehemi në protesta, nëse Rama nuk plotëson 9 kushtet e Bundestagut!!!

0
94

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, tha se nëse kryeministri Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut, atëherë protestat e opozitës do të vijojnë.

Në një intervistë për Report Tv, Ndoka u shpreh se protesta është një armë në duart e qytetarëve për të treguar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë Rama.

Kreu i PDK tha se kushtet e Bundestagut dhe qëndrimi i Francës për shtyrjen e negociatave ishin një goditje e fortë për Ramën, si një mesazh i cili kërkon reflektim në formën e qeverisjes së vendit.

“Lideri i opozitës Basha në të gjitha kontaktet ndërkombëtare ka kërkuar hapjen e negociatave. Ato kushte që u vendosëm nga Bundestagu ishin të rëndësishme edhe për opozitën. Ne nuk kemi një PO nga Gjermania, por hapi një dritë jeshile, që pas plotësimit të 9 kushteve mund të hapen negociatat.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një kusht themelor. Një prej pikave është edhe hetimi i zyrtarëve të lartë. Një tjetër kusht është miratimi i Reformës Zgjedhore

Protesta është një armë në duart e qytetarëve. Edhe opozita është në krahun e tyre. Protesta kombëtare do të ketë. Opozita do t’i thërrasë ato kur të ketë konsumuar të gjithë komunikimet. Nëse Rama nuk thërret një tryezë të përbashkët me opozitën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut, do përballet me pasojat e protestave. Ne kemi bërë maksimumin. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kryeministri nuk mund të rrëzohet vetëm me protesta, por janë një mënyrë për të treguar pakënaqësitë e popullit. Vendimi për shtyrjen e negociatave ishte një shuplakë për Ramën.

Nuk është e thënë që me protesta Rama nuk rrëzohet. Mund të ketë protesta të fuqishme që mund të rrëzojnë atë. Ne kemi një kryeministër që nuk ndikohet fare nga gjendja ekonomike  e vendit. Ne nuk shohim që do të reflektojë. Pati një goditje edhe nga presidenti francez. Faktori ndërkombëtar nuk mund të godasë drejtpërdrejtë por mesazhi ishte i qartë që detyrimet nuk janë plotësuar. Është fati i madh që Bundestagu Gjerman janë në unison sa i takon 9 pikave. Politikat gjermane kanë një standard tjetër”, u shpreh Nard Ndoka.

Ndoka tha se duhet një ndryshim i menjëhershëm i sistemit zgjedhor, ndërsa u shpreh se zgjidhja më e mirë e krizës politike dhe ngërçit ku ndodhet vendi do të ishte zhvillimi i dy palë zgjedhjeve brenda një dite.

“Unë e kam kundërshtuar këtë sistem që kemi. Sot kemi emergjencë organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Duhet një debat i thellë për ndryshimin e sistemit. Nëse do kemi së bashku dy palë zgjedhje do ishte një gjë shumë e mirë. Janë të qarta tashmë edhe interferimet e ndërkombëtarëve. Nëse gjykatat e tjera kanë pasur ndikim nga korrupsioni, kushtetuesja nuk ka qenë nën këtë presion”, deklaroi Ndoka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here