“Në Shqipëri politikën populli e sheh si teatër, për fat të keq! Prandaj dhe politikanët luajnë si të duan pa skenar e pa tekst…”

0
141

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sa i takon situatës politike në vend, ku e gjithë kryefjala e diskutimeve është dështimi i negociatave për në BE. Manjani shkon pas në kohë, ndërsa kujton disa tentativa të partive politike për të protestuar, që më pas kanë dështuar në misionin e tyre.

REAGIMI I MANJANIT
Nuk mund të mos i mbajmë mend.
————–
Të gjithë ata që presin një revolucion me protesta të forta, dua ti sjell në vëmendje këto fakte:
1. Rama, në 2009 e provoi i pari protestën e përditshme me çadër në Bulevard. Por u katandis në pjesëmarrje thjesht deputetësh dhe anëtarë të forumeve drejtuese të PS. Vetëm ata hynë në grevë urie se populli iku në shtëpi.

2. Basha, në 2017 e provoi me çadër dhe pati të njëjtin efekt, vetëm deputetët dhe disa njerëz ende në punë asokohe. Populli iku në shtëpi dhe shihte lajmet
3. LSI, në 2008 e provoi të zbatonte edhe Parlamentin, por me deputetë që hynë në grevë urie. Populli përsëri iku në shtëpi…
4. Berisha, në 97- 2001 njihet si udhëheqës i protestave madje edhe të dhunshme. Por efekti ishte katastrofë, përfundoi i izoluar vetëm në një grusht militantësh sepse populli nuk e ndoqi.
5. Edhe me 21 janar 2011, Rama udhëhoqi një protestë të dhunshme nga e cila pati kundërpërgjigje të dhunshme dhe pati dhe viktima. Në atë sekondë, populli iku prapë në shtëpi.
Këto fakte më vijnë ndërmend, por edhe qeveria e Fatos Nanos të ’91 ra jo nga protesta popullore por nga greva e urisë së një grupi minatorësh në Valias…
Pra nuk e kemi me qejf protestën e qëndrueshme, siç e kanë Grekët, Rumunët, Maqedonasit e Serbët. Edhe në Kosovë protestohet në mënyrë të qëndrueshme. Në Shqipëri politikën populli e sheh si teatër, për fat të keq! Prandaj dhe politikanët luajnë si të duan pa skenar e pa tekst…
Kjo shpjegon në fakt arrogancën e Ramës sot, por edhe pamundësinë e Bashës dhe opozitës.
Shqiptarët reagojnë vetëm në kutitë e votimit. Pra fshehtas. Aty nuk të falin sado që t’ua vjedhësh votën. Të paktën deri më sot kështu ka ndodhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here