Standard.al

Moshapja e negociatave, Abilekaj: Rama nuk ka “moral” ndryshe do të ishte dorëhequr pas dështimit të tretë!!!

0

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në Syri Tv duke folur për dështimin e qeverisë Rama në hapjen e negociatave, tha midis të tjerave se tashmë çdo njeri që e kupton që problemi është Rama duhet të çohet dhe të marrë në dorë fatet e vendit.

Abilekaj kërkoi edhe më shumë përgjegjësi nga opozita, e cila duhet të luajë një rol më të madh në këtë situatë.

‘Zaevi nuk po mban përgjegjësi për një premtim që ka bërë ai por për një premtim që i ka bërë Bashkimi Evropian. Kështu duhet të bëjë edhe qeberia jonë. Duhet të mbajë përgjegjësi. Dështimi i përsëritur për herë të tretë të con në zgjedhje të parakohshme nëse është një qeveri që e do vendin e vet. Ky është morali. Nëse ata nuk e kanë duhet të japin dorëheqjen. Sa për opozitën, dështimi nuk bëhet duke takuar aleatët. Jo do fillojë protesta sot, jo do fillojë nesër. Opozita duhet të bëjë më shumë për kontrollin. Fakti që qeveria është kaq arrogante tregon që nuk ka kontroll.

Kontrolli e ka opozita së pari, shoqëria civile e dyta dhe populli i treti. Opozita që e mbyll gjithcka me deklrata nga selia e saj, shoqëria civile që pret ndonjë fond, dhe populli që shikon te vetmen zgjidhje largimin nga atdheu. Opozita ka një pergjegjësi shumë të madhe. Aksioni duhet të ishte më i madh se kaq. Ky është një dështim jetik për Shqipërinë. Ka dështuar prioriteti kyç i Shqipërisë. Nuk dështoi plani i doganave. Largimin e Ramës e do çdo njeri që ka pak mend edhe e kupton që Rama është problemi.’ –tha Abilekaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.