Standard.al

Kreshnik Çollaku kundër listave të hapura, i quan oligarkia në politikë. Sulm ndaj Grida Dumës?!

1

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka promovuar para pak ditësh librin e saj “Koha për politikë”. Ndër të tjera, në këtë libër që ngjason me një platform politike, Duma ka renditur disa nga hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar klimën politike. Sipas saj, duhet një Parlament dydhomësh, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, apo siç e cilësoi Duma, “nuk kemi luksin të humbasim eksperiencën”, ndërsa shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli. Madje në ditët në vazhdim në studio televizive, Duma ka rrekur fort te ideja e listave të hapura duke e cilësur këtë si zgjidhjen më të mirë për sistemin elektoral.

 

Por në një status në FB pak orë më parë, një tjetër përfaqësues në PD si Kreshnik Çollaku ka dalë haptazi kundër listave të hapura duke folur për oligarki në politikë. “Listat e Hapura ne kontekstin shqiptare eshte hapja e deres perfundimisht per kontrollin e sistemit politik nga Oligarkia. Nese ka nje menyre qe sistemin politik dhe parlamentin e ardhshem ta kontrollojne 100% oligarket e dhe pronaret e mediave, ky eshte sistemi me Lista te Hapura. Listat e hapura kerkojne fushate ne nivel kombetare e kjo fushate kushton edhe per nje parti politike,imagjinoni per nje individ. Pushteti i kryetareve te partive nuk dobesohet pasi do te jene ato qe ne fund vendosin emrat ne listat proporcionale kombetare e cila do te votohet ne menyre te hapur. E vetmja e re eshte se pervec kryetareve legjitime,de facto shnderrohen kryetare partishe dhe pronaret e medhenj te mediave dhe oligarket qe do sponsorizojne fushatat e deputeteve.”- ka pohuar Çollaku.

Ky status i sotëm i ish-kreut të këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, pikërisht gjatë kësaj jave që  Duma ka ngritur zërin për listat e hapura, a mos vallë i drejtohet pikërisht koleges brenda PD-së?

1 Comment
  1. betixho says

    Po! Kreshnik Çollaku ka plotësisht të drejtë.Çollaku ka ngritur një problem i cili nuk mund të anashkalohet në debatin për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit.Intrigimi politik që hap proçesi zgjedhor me lista të hapura, do të jetë një bumerang për politikën shqiptare në tërësi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.