Standard.al

“Fajin nuk e ka sistemi”! Shqipëria po bëhet e pajetueshme/ Bumçi tregon shkaktarin e krizës politike…

0

“Sistemi zgjedhor nuk është thelbi i debatit”, kështu është shprehur nga studio e “Top Talk” ish deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.

Teksa thotë se vendi ndodhet në një krizë të rëndë politike, sipas Bumçit problemi nuk është sistemi por personat me të shkuar kriminale që garojnë në të për shkak se kështu vendoset nga kryetarët e partive politike.

“Ne kemi dy sisteme që po diskutohet, maxhoritar dhe propocional, por nuk është ky thelbi i debatit. Ne kemi parë që Edi Rama edhe i vetëm në garë ka futur të konkurojnë për zgjedhjet persona me të shkuar kriminale…. Të gjitha sistemet janë demokratike, ne kemi provuar maxhoritarin dhe thamë që nuk bën, por duhet ndryshuar me propocionalin për të sjellë përfaqësi më të mirë. Prap nuk po funksionon”, është shprehur Bumçi

“Sot kriza është shumë e rëndë. Shqipëria po bëhet e pajetueshme.

Debati për Reformën Zgjedhore në është periferik, është i nxitur nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga sistemi.

Ne kemi dy sisteme që po diskutohet, maxhoritar dhe propocional, por nuk është ky thelbi i debatit.

Ne kemi parë që Edi Rama edhe i vetëm në garë ka futur të konkurojnë për zgjedhjet persona me të shkuar kriminale.

Kush fitoi në Kavajë, kur fitoi Elvis Roshi? Doli dhe ambasadori dhe tha që mos e votoni, por qytetarët prap e votuan pavarësisht të shkuarës së tij kriminale. Ne si qytetarë po imponohemi nga kryetarët sepse ne nuk i duam këta persona.

Të gjitha sistemet janë demokratike, ne kemi provuar maxhoritarin dhe thamë që nuk bën, por duhet ndryshuar me propocionalin për të sjellë përfaqësi më të mirë. Prap nuk po funksionon. Sistëmi mund të diskutohet, por nuk ka një konkluzion se kush mund të jetë sistemi më i mirë midis maxhoritarit të korrektuar propocionalisht apo propocional me lista të hapura. Megjithatë, ka debate për të mirat dhe të këqijat e këtyre sistemeve”, është shprehur ndër të tjera ish deputeti i Partisë demokratike Aldo Bumçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.