“Edi Ramën do ta rrëzojnë banditët”, do apo nuk do, Reforma Zgjedhore do të bëhet me Partinë Demokratike!”

0
112

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këllici ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për aktualitetin politik në vend, ndërkohë që fukusi i bisedës ishte vendimi i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këlliçi tha se përgjegjës kryesor është Edi Rama ndërkohë që deklaratat e ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj se qeveria nuk kishte premtuar asnjëherë hapjen e negociatve, ishin të turpshme.

“Ky ishte rasti i katërt që dështojmë në hapjen e negociatave gjë e cila ka qenë ilaçi më i mirë për të dalë nga kriza që korrospondojnë me zbatimin e 9 pikave të vendosura nga Bundestagu gjerman. Është lajm i keq sidomos për të rinjtë, pasi edhe sikur të ishin hapur dje negociatat do të na duhen edhe 10-15 vite për të ndodhur integrimi i plotë i vendit në BE.

Vetë kryeministri ka bërë një lapsus sepse ka thënë se ka përballë partinë më të informuar në botë, CDU-CSU dhe më vonë ka thënë se kemi partinë më të disinfurmuar në botë. Në vend që të merrte përgjegjësinë, ku siç e shihni sot me gratë socialiste flet për administrimin dhe mirëfunksionimin e pushteteve përmes një deklarate të dalë boje. Nëse do të kishim një realitet që pasqyron çdo ditë qeveria, do të ishim ne që do tërhiqnim pas edhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Në shohim që Maqedonia e Veriut pavarësisht se bëri një sakrificë shuumë të madhe, sërish nuk iu hapen negociatat ndërsa kryeministri atje del dhe shpall zgjedhje të parakohshme.

Tek ne del një ministër dhe thotë një gomarllëk dhe idiotësi që nuk mund ta bëjë askush në asnjë vend tjetër që thotë nuk kemi premtuar se do të hapim negociatat. Ndërkohë që mijëra të rinjë ikin nga vendi. Kjo situatë duhet të marrë fund sepse është tejmase e zymtë e ardhmja që na pret përpara. Çdo ditë jemi në takime me të rinjtë për ta nisur ne të parët protestën kundër qeverisë.

Ka vetëm një opozitë, s’ka opozitë parlamentare dhe jo parlamentare, ajo që është në parlament është fasadë. Opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike janë e vetmja opozitë. Do s’do Edi Rama Reforma Zgjedhore do të bëhet me Partinë Demokratike. Ne jemi ulur në këtë tryezë dhe kemi ofruar platformën tonë ku kemi kërkuar monitorimin e rreptë ndërkombëtar. Edi Rama erdhi në pushtet me banditët, qeveris me bandidët dhe do të rrëzohet nga banditët”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here