E vërtetoj… Paloka “shpërthen në akuza të forta”: Rama ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapen negociatat

0
90

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapeshin negociatat.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Paloka sfidoi kryeministrin Rama, kur tha që le ta hedhë në gjyq.

Edi Paloka: Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos ti hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që ti hanin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor, sigurisht me argumente të tjerë dhe jo më këto që po them unë.

Beti Njuma: Është akuzë e rëndë kjo duhet vërtetuar me fakte?

Edi Paloka: E vërtetoj…le të më hedhur në gjyq Edi Rama për këtë deklaratë. Edi Rama ka kërkuar në kancelaritë e Evropës që Maqedonisë së Veriut mos ti hapen negociatat.

Beti Njuma: Me çfarë arsye?

Edi Paloka: Argumentet e tij kanë qenë të ndryshëm, gjoja për mos ndarje sepse kështu do bëheshin vendet pesimiste. Por arsye është një, që ai ta përdore si justifikim që edhe Maqedonisë së Veriut nuk ju hapën negociatat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here