Standard.al

Dy miqve të Ramës iu refuzua viza, SHBA shpjegon arsyet e vendimeve…

0

Ambasada amerikane ka publikuar me anë të një videoje, emrat e tre zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të shtetit shqiptar të akuzuar për korrupsion, të cilëve familjarisht iu është ndaluar hyrja në SHBA.

Video me tre emrat shërben si ilustrim për mesazhin që ka dhënë sot Ambasada se ”lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë” dhe se të tjerë emra priten t’i shtohen listës prej 14 shqiptarësh.

Në video shfaqet deputeti aktual Tom Doshi dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, të dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në fushatat elektorale të PS dhe i treti, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili është tërhequr nga sistemi i drejtësisë.

Në mesazhin e Ambasadës thuhet:

”Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.

Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.